Foto: Raportohet: Ardit Gjebrea u pyet në SPAK për “Kënga Magjike”

Raportohet: Ardit Gjebrea u pyet në SPAK për “Kënga Magjike”

Raportohet se producenti dhe kantautori Ardit Gjebrea është pyetur në Prokurorinë e Posaçme për financimet e festivalit “Kënga Magjike” nga Bashkia e Tiranës.

Gjebrea ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas më shumë se dy orësh e gjysmë marrjeje në pyetje.

Sipas raportimeve, ai është thirrur në SPAK në kuadër të hetimeve për çështjen “Veliaj”. Gjatë marrjes në pyetje, raportohet se Gjebrea ka dhënë shpjegime për financimet që kompania e tij, “Jon Music”, ka marrë nga Bashkia e Tiranës për organizimin e festivalit.