Foto: Salmonella dhe 103 tonë mish i skaduar, në qendër “Apetit”

Salmonella dhe 103 tonë mish i skaduar, në qendër “Apetit”

Mish pule me Salmonella dhe rreth 103 tonë mish me afat të skaduar janë në qendër të rasteve që lidhen me produktet e kompanisë “Apetit”. Salmonella te mishi i pulës është konstatuar përmes analizave laboratorike.

Rasti tjetër përfshin rreth 103 tonë mish me afat të skaduar, i cili u ndalua në Mal të Zi derisa kishte destinacion Kosovën. Sipas të dhënave të bëra publike, autoritetet dyshojnë se mund të ketë pasur ndërrim të etiketave të skadencës.

Dy rastet ngrenë çështjen e kontrollit të produkteve të mishit dhe të mënyrës se si verifikohet siguria e tyre para se të arrijnë te konsumatorët ose në institucionet që furnizohen me këto produkte.