Foto: Përplasje e ashpër mes Jonës dhe Doresës në BBVK5

Përplasje e ashpër mes Jonës dhe Doresës në BBVK5

Një përplasje e ashpër mes Jonës dhe influencers Doresa është zhvilluar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, në një debat ku është përfshirë edhe Lejla. Përballja u shoqërua me akuza për bullizim dhe me deklaratën: “Prej teje kam dashur ta vras veten”.

Debati nisi kur Doresa e pyeti Jonën nëse mund të flinte e qetë, duke pasur parasysh bullizimet dhe ofendimet që, sipas saj, Jona i kishte bërë në rrjetet sociale.

Përplasja mes dy banoreve u zhvillua në hapësirën Living të shtëpisë së BBVK5. Doresa riktheu kritikat ndaj Jonës, ndërsa diskutimi mori ton të ashpër gjatë përballjes së tyre.