Ndërron jetë i riu nga Skenderaj pas 52 ditësh në intensiv
Oltion Haliti nga Kozhica e Skenderajt ka ndërruar jetë pas 52 ditësh të kaluara në kujdes intensiv, pas një aksidenti me motoçikletë. Vdekja e tij ka sjellë dhimbje për familjen Haliti dhe banorët e kësaj zone.
I riu ishte në kujdes intensiv që nga aksidenti, për shkak të lëndimeve të pësuara. Pas një qëndrimi të gjatë në spital, ai nuk arriti t’u mbijetonte pasojave të aksidentit.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët, përmes një njoftimi ku kanë shprehur dhimbjen për humbjen e më të dashurit të tyre.