Trump: Rusia dhe Ukraina janë të gatshme për marrëveshje që i jep fund luftës
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Rusia dhe Ukraina, për herë të parë, po shfaqin gatishmëri për të arritur një marrëveshje që do t’i jepte fund luftës mes dy vendeve.
Sipas Trumpit, negociatat po shënojnë përparim dhe një marrëveshje e mundshme do të kishte rëndësi të madhe. Ai ka thënë se në këtë proces do të përfshihej edhe Evropa.
Trumpi e ka paraqitur këtë zhvillim si një gatishmëri të re nga të dyja palët për t’i dhënë fund konfliktit. Megjithatë, nga deklarata e tij nuk bëhet e ditur përmbajtja e një marrëveshjeje të mundshme apo nëse palët kanë arritur një dakordim përfundimtar.