I dyshuari për dhunë në familje në Vushtrri ndalohet për 48 orë
Një grua 33-vjeçare nga Vushtrria ka kërkuar ndihmën e Policisë, duke denoncuar se bashkëshorti e kishte sulmuar fizikisht në shtëpi. Sipas denoncimit të saj, ai e kishte goditur me grushte e shuplaka, e kishte tërhequr për flokësh dhe e kishte kapur për fyti.
Pas incidentit, gruaja është larguar nga shtëpia. Policia fillimisht nuk kishte arritur ta gjente bashkëshortin, ndërsa ai është paraqitur vetë në stacion një ditë më vonë.
Pas paraqitjes në Polici, burri është ndaluar për 48 orë. Rasti po trajtohet si dyshim për dhunë në familje.