23 zyrtarë korrektues nga Kosova nisin punën në burgjet daneze
Gjithsej 23 zyrtarë korrektues nga Kosova kanë filluar këtë javë punën në tri burgje daneze, në kuadër të marrëveshjes me Danimarkën.
Zyrtarët, të cilët paraprakisht kanë ndjekur trajnime shtesë në Danimarkë, janë angazhuar në burgjet Ringe, Vestre dhe Storstrom.
Angazhimi i tyre do të zgjasë gjashtë muaj. Gjatë kësaj periudhe, ata do të jenë pjesë e personelit të rregullt të burgjeve dhe do t’i kryejnë detyrat në mënyrë të pavarur.
Ndër detyrat e tyre përfshihet edhe patrullimi në korridoret e institucioneve korrektuese.