Foto: Vëllai i Erona Coklit kundërshton dënimin prej 24 vitesh burg

Vëllai i Erona Coklit kundërshton dënimin prej 24 vitesh burg

Drilon Cokli, vëllai i Erona Coklit, ka shprehur pakënaqësinë e familjes së tij me dënimin prej 24 vitesh burg për vrasjen e motrës. Ai foli në protestën e mbajtur në Prishtinë, ku u kërkua drejtësi për gratë e vrara dhe përgjegjësi institucionale.

Cokli tha se asnjë dënim nuk mund ta kthejë Eronën, por theksoi se jeta e saj meriton drejtësi dhe se dhimbja e familjes duhet të dëgjohet. Sipas tij, familja kërkon që drejtësia të vihet në vend dhe rasti të trajtohet me seriozitetin që meriton.

“Pas çdo viktime ka një familje, fëmijë që vuajnë, ëndrra të ndërprera dhe një dhimbje që zgjat gjithë jetën”, është shprehur ai, duke vënë në pah pasojat që vrasja ka lënë te familja.