Të shtëna gjatë ahengut familjar në Gjurkovc, sekuestrohen pistoleta dhe 30 fishekë
Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar gjatë një ahengu familjar në fshatin Gjurkovc të Shtimes, ku policia ka sekuestruar një pistoletë, 30 fishekë dhe tri gëzhoja.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 7 nëntor 2026. I dyshuari është një 30-vjeçar me inicialet A.I., i cili dyshohet se ka shtënë disa herë në ajër gjatë ahengut.
Policia ka bërë të ditur se arma e zjarrit ishte një pistoletë me karikator dhe se i dyshuari posedonte leje valide për mbajtjen e saj. Arma, municioni dhe gëzhojat janë sekuestruar si prova materiale.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Pas intervistimit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt hetimore.