Foto: Zelensky paralajmëron: “Marrëveshja e madhe” e Trumpit mund të jetë e rrezikshme

Zelensky paralajmëron: “Marrëveshja e madhe” e Trumpit mund të jetë e rrezikshme

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi se “marrëveshja e madhe” e përmendur më herët këtë javë nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë mund të jetë e rrezikshme.

“Mes nesh, për mua nuk është e thjeshtë dhe mund të jetë e rrezikshme”, tha Zelensky në një intervistë për CNN. Fragmenti i intervistës u publikua të premten.

Zelensky iu përgjigj një pyetjeje rreth asaj se çfarë di për kornizën e marrëveshjes së përmendur nga homologu i tij amerikan. Deklarata e tij e vendos në qendër të vëmendjes përmbajtjen e mundshme të kësaj marrëveshjeje dhe ndikimin e saj në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës.