Foto: SMS mashtruese në rajonin e Ferizajt, Policia: mesazhet nuk janë zyrtare

SMS mashtruese në rajonin e Ferizajt, Policia: mesazhet nuk janë zyrtare

Sipas njoftimit paraprak të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, në rajon janë evidentuar mesazhe SMS mashtruese. Drejtoria thekson se këto mesazhe nuk janë zyrtare dhe janë pjesë e tentativave për mashtrim, prandaj kërkon vigjilencë nga qytetarët.

Mesazhet dërgohen në emër të Policisë së Kosovës, duke pretenduar në mënyrë të rreme se qytetarët kanë gjoba trafiku dhe duke i ftuar ata të klikojnë në lidhje për të kryer pagesa. Policia u bën thirrje qytetarëve të mos klikojnë në linke të dyshimta, të mos japin të dhëna personale apo bankare dhe të mos kryejnë pagesa përmes lidhjeve të dërguara me SMS.

Qytetarët këshillohen t’i fshijnë menjëherë mesazhet e dyshimta dhe t’i raportojnë rastet në Policinë e Kosovës, në stacionin më të afërt, përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose duke telefonuar në numrin 192. Policia gjithashtu këshillon kontaktimin e bankës së tyre nëse kanë ndarë të dhëna personale ose bankare.