Udhëtarët drejt Gjermanisë bllokohen për orë në kufirin hungarez
Një grup udhëtarësh të agjencisë “Pranvera”, të nisur drejt Gjermanisë, ka mbetur i bllokuar për disa orë në pikën kufitare Horgosh, në anën hungareze të kufirit mes Hungarisë dhe Serbisë.
Një udhëtar ka thënë se pritja ka nisur në orën 16:20 dhe se grupi ende nuk ka mundur ta vazhdojë rrugëtimin drejt destinacionit. Sipas tij, udhëtarëve u janë marrë edhe pasaportat.
Udhëtarët kanë mbetur në pritje në pikën kufitare, ndërsa deri tani nuk dihet se kur do të mund të vazhdojnë udhëtimin drejt Gjermanisë. Për arsyen e ndalimit nuk ka të dhëna të tjera të konfirmuara.