Foshnjë pa shenja jete dërgohet në Spitalin e Pejës, nis hetimi
Një foshnjë është dërguar pa shenja jete nga familjarët në Spitalin e Pejës, ndërsa policia ka nisur hetimet për rastin. Ngjarja është raportuar më 7 nëntor, rreth orës 10:00, në Klinë.
Sipas njoftimit të policisë, foshnja ishte e gjinisë mashkullore. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar në Spitalin e Pejës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti po hetohet nga autoritetet, ndërsa policia e ka nisur procedurën për zbardhjen e tij.