Vetaksident në autostradën Mazgit-Trudë, një person kërkon ndihmë mjekësore
Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot në mesditë në autostradën, në relacionin Mazgit-Trudë, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, konfirmoi se Policia kishte pranuar informatën për aksidentin dhe se Njësia për Kontroll në Autostrada i ishte përgjigjur menjëherë rastit.
Sipas Hoxhës, njësia policore ka konstatuar se bëhej fjalë për një vetaksident trafiku. Ai bëri të ditur se janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme për të hetuar rrethanat e tërësishme të ngjarjes.