Foto: Dëshmia e re për Maria Clarën pas rënies nga kati i gjashtë

Dëshmia e re për Maria Clarën pas rënies nga kati i gjashtë

Maria Clara Urdangaray ishte e vetëdijshme, lëvizte dhe komunikonte me ekipin mjekësor pas rënies nga kati i gjashtë i një hoteli në Fushë-Kosovë. Këtë e ka deklaruar doktoresha Blerina Gashi, dëshmitare e mbrojtjes në rastin ndaj Endrit Nikës.

Gashi dëshmoi në seancën e rigjykimit se kishte qenë pjesë e ekipit të QKMF-së së Fushë-Kosovës që e mori pacienten me autoambulancë. Sipas dëshmisë së saj, Maria Clara komunikonte me ekipin mjekësor gjatë transportit.

Doktoresha tha se komunikimi me pacienten ishte zhvilluar në gjuhën angleze. Dëshmia e saj lidhet me momentet pas rënies dhe me gjendjen e Maria Clarës gjatë transportit mjekësor.