Arrestohet 49-vjeçari para mbërritjes së Papës në Argjentinë
Autoritetet argjentinase arrestuan një 49-vjeçar, i cili dyshohet se kishte kërcënuar me vdekje Papa Leonin XIV, vetëm pak orë para mbërritjes së kreut të Kishës Katolike në Argjentinë.
Arrestimi u krye gjatë një operacioni të Policisë Federale Argjentinase. Pas bastisjes në banesën e të dyshuarit, autoritetet sekuestruan disa pajisje elektronike.
Mes pajisjeve të sekuestruara ishte edhe një dron. Hetimi lidhet me kërcënimet e dyshuara ndaj Papës, ndërsa arrestimi ndodhi në prag të mbërritjes së tij në Argjentinë.