Asllani dhe Gruda zgjidhen në formacionin e javës në Bundesliga
Fisnik Asllani dhe Brajan Gruda janë përfshirë në formacionin e javës në Bundesligën gjermane, duke u renditur mes 11 futbollistëve më të mirë të javës sipas revistës sportive “Kicker”.
Asllani ishte protagonist në fitoren 2:1 të Hoffenheimit ndaj Schalke 04. Ai shënoi një gol dhe kontribuoi edhe me një asistim, paraqitje që i siguroi vend në formacionin e përzgjedhur.
Në të njëjtën 11-she është përfshirë edhe Brajan Gruda. Futbollisti regjistroi dy asistime në fitoren e Leipzigut ndaj Augsburgut, duke ndihmuar ekipin e tij në këtë sukses në Bundesligë.