Kryesia miraton debatin për rrymën, Tahiri ngre shqetësimin për mbi 1 miliard euro
Kryesia e Kuvendit ka miratuar kërkesën e Aleancës për mbajtjen e një debati parlamentar lidhur me gjendjen në sektorin e energjisë elektrike. Njoftimin e ka bërë shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, i cili ka kërkuar shqyrtimin e shpenzimeve dhe mënyrës së blerjes së rrymës.
Sipas Tahirit, për blerjen e energjisë elektrike gjatë viteve të qeverisjes aktuale janë shpenzuar mbi 1 miliard euro. Ky pretendim pritet të jetë pjesë e diskutimeve në Kuvend, bashkë me çështjet që lidhen me furnizimin me energji.
Debati do të zhvillohet në seancën e së enjtes. Në të pritet të diskutohen mungesat e energjisë elektrike, çmimet e larta, transaksionet dhe procedurat e përdorura për blerjen e rrymës.