Abdixhiku: VV-ja na ofroi pjesëmarrje pa peshë dhe përgjegjësi pa ndikim

Lumir Abdixhiku, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), tha se Lëvizja Vetëvendosje i ka ofruar LDK-së pjesëmarrje pa peshë dhe përgjegjësi pa ndikim.

Ai deklaroi pas mbledhjes së grupit parlamentar se LDK-ja nuk do të pranojë një rol “dekorativ” në qeverinë e ardhshme, duke kritikuar në këtë formë ofertën për përfshirje në ekzekutiv.

Abdixhiku gjithashtu tha se Kosova po kalon një periudhë të rëndë, duke vënë në fokus nevojën për zgjidhje me përgjegjësi reale në institucione.