Foto: Akuareli i Rexhep Selimit hap sezonin e ri të “ArtKand”

Akuareli i Rexhep Selimit hap sezonin e ri të “ArtKand”

Një akuarel i realizuar nga Rexhep Selimi ka hapur edicionin e shtatë të emisionit “ArtKand” në Top Channel. Vepra u prezantua në episodin e parë të sezonit të ri, duke nxjerrë në pah një dimension artistik të figurës së njohur publike.

Piktura paraqet simbolin e UÇK-së të vendosur në ngjyrat kuqezi. Prezantimin ekskluziv të veprës e bëri moderatorja Jetona Koçibelli gjatë emisionit.

Akuareli u komentua edhe nga artisti Ardian Isufi, i cili e vlerësoi për përmbajtjen e saj simbolike dhe estetike. Sipas tij, simboli i UÇK-së është përfshirë në mënyrë të natyrshme në këtë vepër.