Alarm për bombë devijon avionin Dublin-Romë drejt një baze në Francë
Një avion i kompanisë ajrore Aer Lingus, me 157 persona në bord, është devijuar gjatë fluturimit nga Dublini drejt Romës pas një kërcënimi me bombë.
Avioni u drejtua për në një bazë ajrore në Normandi të Francës, ku u ul në mënyrë të sigurt në bazën ajrore Evreux. Fluturimi ishte duke u operuar me një Airbus A320.
Lajmi është bërë i ditur nga zyra e kryeministrit francez, Sébastien Le Cornu, e cila njoftoi për devijimin dhe uljen e sigurt të avionit pas alarmit.