Albian Hajdari pas operacionit, ja çfarë e pret mbrojtësin
Albian Hajdari do të përballet me një periudhë rehabilitimi pas ndërhyrjeve kirurgjikale në të dyja këmbët. Mbrojtësin e Kombëtares së Kosovës e ka vizituar kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
Sipas njoftimit të Ademit, Hajdari është operuar në meniskun e gjurit të majtë dhe në shputën e këmbës së djathtë, pas lëndimeve të pësuara së fundmi.
Pas takimit, kreu i FFK-së i ka uruar futbollistit një proces të lehtë dhe të suksesshëm rehabilitimi, si dhe rikthim sa më të shpejtë në fushën e blertë.
Ndërhyrjet e lënë Hajdarin jashtë fushës gjatë periudhës së rikuperimit, ndërsa ai tani do të fokusohet në rehabilitim para rikthimit në aktivitetin sportiv.