Foto: Armando Sadiku i jep fund karrierës futbollistike në moshën 35-vjeçare

Armando Sadiku i jep fund karrierës futbollistike në moshën 35-vjeçare

Armando Sadiku i ka dhënë fund karrierës së tij si futbollist në moshën 35-vjeçare. Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare e bëri të ditur vendimin përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në postimin e tij, Sadiku publikoi edhe një video me momentet më të rëndësishme të karrierës. Pamjet përmbledhin etapa të veçanta nga rrugëtimi i tij në futboll.

“Faleminderit, futboll! Do të më mungosh”, shkroi Sadiku në mesazhin e publikuar bashkë me videon, duke i dhënë lamtumirën futbollit të luajtur.