Foto: Arrestohen tre të dyshuar në Dragash, ndalohen 48 orë

Arrestohen tre të dyshuar në Dragash, ndalohen 48 orë

Sipas njoftimit paraprak të Policisë së Stacionit Policor Dragash, tre persona janë arrestuar në Dragash nën dyshimin për vjedhje të rëndë në një fabrikë dhe, pas intervistimit, janë ndaluar për 48 orë me aktvendim të Prokurorit kujdestar.

Policia bën të ditur se reagimi ndaj rastit filloi rreth orës 21:12; rreth orës 22:30 u arrestua i dyshuari i parë brenda fabrikës, ndërsa rreth orës 22:45 u ndaluan edhe dy persona të tjerë. Në vendngjarje janë gjetur mjete të dyshuara si të përdorura për vjedhje: dorëza, fleks, bateri dhe sharrë metalike.

Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Prizreni dolën në vendin e ngjarjes për procedura të mëtejshme; policia ka sekuestruar automjetin e të dyshuarve. Të ndaluarit janë meshkuj, 38, 37 dhe 36 vjeç.