Foto: Arrestohet në Prishtinë i dyshuar për keqpërdorim të një investimi, dëm rreth 500 mijë euro

Arrestohet në Prishtinë i dyshuar për keqpërdorim të një investimi, dëm rreth 500 mijë euro

Një person u arrestua sot në Prishtinë nën dyshimin se ka keqpërdorur një investim; dëm financiar vlerësohet rreth 500,000 euro.

Rasti është inicuar për veprat penale “Keqpërdorimi i autorizimeve në ekonomi” dhe “Mashtrim”.

Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit kompetent i dyshuari u ndalua për 48 orë.

Sipas njoftimit të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të Policisë së Kosovës, i ndaluari është mashkull kosovar.