Salmonella në mishin e pulës, AUV ndalon shitjen dhe urdhëron tërheqjen
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka ndaluar përkohësisht shitjen dhe ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të mishit të ngrirë të pulës me origjinë nga Brazili, të importuar nga kompania Apetit SHPK. Masa është marrë pasi në mostrat e analizuara është konstatuar prania e bakterit Salmonella Minnesota.
Vendimi i AUV-së prek produktet e mishit të pulës që lidhen me këtë konstatim laboratorik. Për to është urdhëruar ndalimi i përkohshëm i shitjes dhe tërheqja nga tregu, si masë e drejtpërdrejtë pas rezultateve të analizave.
AUV ka bërë të ditur se konstatimi u bë gjatë kontrolleve të jashtëzakonshme të mishit të importuar. Këto kontrolle janë urdhëruar nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja.