Foto: Barazimi 2-2 i kushton Faruk Statovcit, shkarkohet nga Lepenci

Barazimi 2-2 i kushton Faruk Statovcit, shkarkohet nga Lepenci

Faruk Statovci është shkarkuar nga drejtimi i Lepencit, vetëm disa orë pas barazimit 2-2 ndaj Besës së Pejës. Rezultati i fundit i kushtoi trajnerit të njohur largimin nga skuadra.

Vendimin e ka bërë të ditur vetë klubi nga Kaçaniku, përmes një njoftimi të publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Lepenci ka njoftuar për ndërprerjen e bashkëpunimit me Faruk Statovcin dhe stafin e tij. Klubi i ka falënderuar për bashkëpunimin dhe angazhimin, duke u uruar shëndet dhe suksese në vazhdim të karrierës.