Foto: Berisha reagon për 400 kilogramët e kokainës, pritet vendimi i Apelit

Berisha reagon për 400 kilogramët e kokainës, pritet vendimi i Apelit

Avokati Besnik R. Berisha ka reaguar për rastin e 400 kilogramëve kokainë, duke deklaruar se kompania MC Food, Izet Sheqiri dhe punëtorët e saj janë viktima të veprimtarisë së krimit të organizuar.

Berisha e ka kritikuar ashpër Prokurorinë për mënyrën se si është trajtuar rasti. Sipas tij, “trafikantët duhet të përgjigjen, jo viktimat”.

Ai i ka kërkuar Gjykatës së Apelit të marrë një vendim të drejtë për lirimin e të mbrojturve të tij. Vendimi i Apelit pritet në kuadër të këtij rasti.