Foto: Billboardi “Liri për Çlirimtarët” shfaqet të hënën në Times Square

Billboardi “Liri për Çlirimtarët” shfaqet të hënën në Times Square

Një billboard me mesazhin “Liri për Çlirimtarët” do të shfaqet të hënën, më 7 shtator, në Times Square, në Manhattan të Nju-Jorkut. Mesazhi është në mbështetje të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Billbordi, i realizuar nga Shpend Gjocaj, paraqet Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Nisma e vendos këtë mesazh në një prej hapësirave publike më të njohura në botë.

Fotografia pritet të qëndrojë në Times Square për 24 orë. Ajo do të shfaqet nga 15 deri në 30 sekonda gjatë çdo ore, duke përcjellë mesazhin “Liri për Çlirimtarët” në qendër të Nju-Jorkut.