Capital T reagon pas audio-incizimit: “Gjithçka është në rregull”
Capital T ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi të një telefonate mes tij dhe një personi që dyshohet se është oficer i Policisë së Tiranës, duke thënë se gjithçka është në rregull dhe se së shpejti do të shkojë në Shqipëri.
Reperi nuk iu referua drejtpërdrejt incizimit, por shprehu mbështetjen e tij për studentët dhe protestuesit në Shqipëri. Ai tha se nuk mund të qëndrojë indiferent përballë asaj që e konsideron padrejtësi.
“Normal që kena me reagu, absolutisht që jam në suport të studentëve, në suport të njerëzve të mi për çdo lloj kauze që ka të bëjë me të drejtat e tyre”, është shprehur Capital T.
Artisti tha gjithashtu se i dhemb zemra kur e sheh Shqipërinë në këtë gjendje. Sipas tij, nuk mund t’i vazhdojë aktivitetet muzikore sikur gjithçka të ishte në rregull, ndërsa sheh skena dhune dhe shkatërrimi.