Foto: Çitaku: Janë arritur disa marrëveshje për strategjinë e apelit në Hagë

Çitaku: Janë arritur disa marrëveshje për strategjinë e apelit në Hagë

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se në takimin e grupit punues qeveritar për hartimin e strategjisë shtetërore të apelimit në Hagë janë arritur disa marrëveshje.

Strategjia lidhet me apelimin e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Çitaku është anëtare e këtij grupi punues dhe deklaratën e bëri pas përfundimit të takimit.

Takimi nisi në orën 10:00 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës. Sipas Çitakut, marrëveshjet e arritura nuk do të bëhen publike, pasi anëtarët e grupit janë pajtuar që puna dhe diskutimet e tij të mbeten konfidenciale.