Foto: Danimarka nis skemë të re për lejet e punës, por kosovarët përjashtohen

Danimarka nis skemë të re për lejet e punës, por kosovarët përjashtohen

Danimarka do të nisë më 1 janar 2027 një skemë të re për lejet e punës, por kosovarët do të përjashtohen nga kjo mundësi. Skema synon të lehtësojë punësimin e disa punëtorëve të huaj në vendet e punës të mbuluara nga marrëveshjet kolektive.

Sipas ndryshimeve të njoftuara nga qeveria daneze, kompanitë do të mund të punësojnë punëtorë të huaj me një pagë minimale më të ulët, nëse vendi i punës përfshihet në marrëveshjet kolektive. Skema e re do të zbatohet nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Mundësia do të jetë e kufizuar për shtetasit e vendeve të caktuara, ndërsa kosovarët nuk bëjnë pjesë në grupet që mund të përfitojnë nga kjo skemë. Ndryshimet paraqiten si lehtësim për disa punëtorë të huaj që synojnë të ndërtojnë karrierë dhe jetë në Danimarkë.