Foto: Daut Haradinaj: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd

Daut Haradinaj: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd

Zyrtari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar përgjegjësi institucionale dhe ndëshkim për personat përgjegjës.

Përmes një postimi, Haradinaj ka thënë se rasti nuk kërkon moral politik, por veprime konkrete dhe llogaridhënie nga institucionet. Ai ka theksuar se mbiemri Haradinaj nuk duhet të përdoret si mburojë për askënd.

Reagimi i tij erdhi pas deklarimeve të avokates së Arlinda Zekajt, e cila ka pretenduar se kishte përmendur lidhje të personit të dyshuar për vrasjen me familjen Haradinaj.

Haradinaj ka kërkuar llogaridhënie të drejtpërdrejtë, shkarkime dhe ndëshkime për dështimin e institucioneve në mbrojtjen e viktimës. Sipas tij, pretendimet për ndikim ose mbrojtje duhej të trajtoheshin përmes rrugëve institucionale para se të ndodhte tragjedia.