“A hala jeni gjallë?” Dëshmia për “kordonin” e torturës në Lipjan
Dëshmitari Ali Gjyliqi ka rrëfyer para trupit gjykues për rrahjet dhe torturat që pretendon se të burgosurit shqiptarë i përjetuan gjatë kalimit nëpër të ashtuquajturin “kordon” në Burgun e Lipjanit.
Gjyliqi po dëshmon në procesin gjyqësor ndaj Boban Toniqit, i akuzuar nga Prokuroria Speciale për krime lufte kundër popullsisë civile.
Gjatë dëshmisë, ai e përshkroi kalimin nëpër “kordonin” e torturës si një përvojë të dhunshme për të burgosurit. Rrëfimi i tij u dha në kuadër të procedurës gjyqësore që po zhvillohet ndaj Toniqit.