Dhjetë vjet nga vdekja e Astrit Deharit, Kurti: Ende s’dihet kush është përgjegjës
Dhjetë vjet pas vdekjes së Astrit Deharit, rasti ende nuk është zbardhur plotësisht. Në përvjetorin e tij, zyrtarë të lartë shtetërorë, familjarë dhe qytetarë bënë homazhe pranë varrit të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Pas homazheve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbajti një fjalim përkujtimor në të cilin kritikoi mungesën e drejtësisë dhe mënyrën se si janë zbardhur rrethanat e vdekjes së Deharit.
Kurti theksoi se, edhe një dekadë më vonë, ende nuk dihet kush është përgjegjës për rastin. “Dhjetë vjet më vonë, ne nuk e dimë emrin e vrasësit të Astritit”, deklaroi ai.