Digjet një shtëpi në Vushtrri, zjarrfikësit ende në terren
Një shtëpi banimi është përfshirë nga flakët gjatë ditës së sotme në qytetin e Vushtrrisë, duke nxitur ndërhyrjen e ekipeve të zjarrfikësve.
Menjëherë pas marrjes së informatës, zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje për ta lokalizuar dhe shuar zjarrin. Ekipet emergjente kanë vazhduar punën në terren për shuarjen e plotë të flakëve.
Sipas informatave të bëra të ditura nga komandanti i zjarrfikësve në Vushtrri, Fadil Hyseni, deri tani nuk ka persona të lënduar. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa shkaqet e tij ende nuk janë bërë të ditura.