Foto: Dogana zbulon 10 tonë mall të padeklaruar në Vërmicë

Dogana zbulon 10 tonë mall të padeklaruar në Vërmicë

Dogana e Kosovës ka parandaluar futjen e rreth 10 tonëve mall të padeklaruar në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, gjatë kontrollit të një kamioni transportues.

Kamioni kishte kryer procedurat doganore përmes deklaratës së pararritjes, por pas përzgjedhjes nga parametrat e menaxhimit të riskut iu nënshtrua një kontrolli shtesë.

Zyrtari doganor kërkoi kontrollin e automjetit me skaner dhe matjen zyrtare të peshës. Gjatë verifikimit në peshore u evidentua një dallim i madh mes peshës së deklaruar në dokumente dhe peshës reale të kamionit.

Diferenca ishte rreth 10 tonë, ndërsa malli i padeklaruar kishte vlerë të lartë financiare. Rasti u zbulua gjatë kontrolleve rutinore në hyrje të pikës kufitare.