Dokumentet e rrjedhura: Rusia planifikon t’i dërgojë Iranit 90 lëshues raketash
Rusia planifikon ta furnizojë Iranin me 90 lëshues për raketa të avancuara, sipas dokumenteve të rrjedhura nga industria ruse e mbrojtjes. Dokumentet përshkruajnë shkallën e bashkëpunimit ushtarak mes Moskës dhe Teheranit.
Materialet janë siguruar nga Dallas Analytics, një kompani private ukrainase e inteligjencës, dhe i janë ndarë gazetës britanike “The Guardian”. Ato përshkruajnë planet për t’i furnizuar Iranit lëshues për raketat LMUR.
Dokumentet përfshijnë një plan prodhimi të hartuar nga kompania ruse Vympel, një prej projektuesve kryesorë të raketave dhe sistemeve të lëshimit. Sipas materialeve, porosia për 90 lëshues është lidhur me një kontratë eksporti të identifikuar me kodin “K-10”.