Dy serbë nga Mali i Zi kërcënojnë Kurtin në një video
Dy serbë nga Mali i Zi janë shfaqur në një video me deklarata të ashpra nacionaliste, ku kërcënojnë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe pretendojnë se do të kthehen në Kosovë.
Personat raportohet se janë të përfshirë në luftën në Ukrainë në anën e Rusisë. Në fillim të videos, ata prezantohen si serbë nga Mali i Zi dhe dërgojnë përshëndetje për serbët në Kosovë, duke veçuar Banjskën.
Në video, dy personat shprehin gjithashtu mbështetje për ish-presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe sulmojnë kundërshtarët e tij politikë. Ata i akuzojnë këta kundërshtarë se mbështeten nga armiqtë e popullit serb.