Foto: Dy të rinj nga Kosova arrestohen në Morinë, ishin dënuar me 30 vjet burg

Dy të rinj nga Kosova arrestohen në Morinë, ishin dënuar me 30 vjet burg

Dy të rinj nga Kosova janë arrestuar në Morinë, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane. Arrestimi i tyre lidhet me dënime që arrijnë gjithsej 30 vjet burg.

Sipas të dhënave të bëra publike, secili prej tyre ishte dënuar me nga 15 vjet burg për vjedhje me dhunë të kryer në bashkëpunim dhe dëmtim prone.

Rasti u zbulua gjatë kontrolleve në pikën e kalimit kufitar në Morinë, ku u ndaluan dy personat e kërkuar nga autoritetet gjermane. Detaje të tjera për procedurat pas arrestimit nuk janë bërë të ditura.