Dyshohet se adoleshenti mori paratë nga arka e një lokali në Prishtinë
Një adoleshent dyshohet se ka mashtruar shitësen dhe ka marrë para nga arka e një lokali në lagjen Lakrishte të Prishtinës, duke u larguar më pas me shpejtësi.
Sipas pamjeve të siguruara nga vendi i ngjarjes, i riu afrohet pranë arkës, arrin të marrë paratë dhe largohet nga lokali brenda pak çastesh.
Rastet e vjedhjeve shpesh kanë cak bizneset dhe lokalet afariste, ndërsa ky rast dyshohet se ka ndodhur së fundmi në kryeqytet.