Dyshohet se në pompën IP në Prishtinë u grabitën rreth 430 euro
Një tjetër grabitje është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Prishtinë, vetëm pak minuta pas rastit të raportuar në marketin “Maxi24”. Kësaj here, cak ishte një pikë e derivateve IP në rrugën “Hamëz Jashari”.
Një person ende i paidentifikuar dyshohet se ka grabitur rreth 430 euro të pazarit ditor në këtë pikë. Pas marrjes së parave, grabitësi dyshohet se është larguar në drejtim të qendrës.
Rasti përbën grabitjen e dytë të regjistruar në Prishtinë brenda një intervali të shkurtër gjatë së njëjtës natë. Për personin e dyshuar, sipas të dhënave të bëra publike, nuk është dhënë identitet.