Foto: Edon Zhegrova reagon ndaj tifozëve të Lecces me gjest provokues

Edon Zhegrova reagon ndaj tifozëve të Lecces me gjest provokues

Edon Zhegrova dyshohet se është fyer nga tifozët e Lecces gjatë përgatitjeve para ndeshjes, ndërsa sulmuesi i Juventusit u është përgjigjur me një gjest provokues. Episodi ka tërhequr vëmendje para sfidës së zhvilluar të dielën.

Juventusi e fitoi ndeshjen me rezultat 0-2, por Zhegrova mbeti i zhgënjyer pasi nuk u përfshi në formacionin titullar. Edhe pse mungonin dy lojtarë në pozitën e tij, trajneri Luciano Spalletti nuk e aktivizoi fare gjatë takimit.

Gjestit të futbollistit i parapriu dyshimi se tifozët vendas kishin drejtuar kore fyese në drejtim të tij gjatë nxehjes. Reagimi i Zhegrovës ndaj tribunave u bë pjesë e vëmendjes rreth ndeshjes, ndërsa fitorja i dha Juventusit tri pikë të rëndësishme.