Egzon Sahiti rikthehet në rrjete sociale pas vdekjes së Laurentit
Egzon Sahiti është rikthyer në rrjete sociale pas vdekjes së Laurentit, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve me postimin e tij të parë pas një periudhe largimi.
Postimi u shoqërua me komente dhe mesazhe mbështetjeje nga ndjekësit, të cilët i qëndruan pranë në këtë periudhë të vështirë.
Në mesin e komenteve ishte edhe një mesazh mirëseardhjeje, të cilit Egzoni iu përgjigj: “Kjo është jeta, miku im”. Ai e shoqëroi përgjigjen me një zemër të thyer.