Eronita tregon si është raporti i saj me Tarën
Eronita, bashkëshortja e këngëtarit Blero, ka folur hapur për jetën private, martesën dhe marrëdhënien e saj me Tarën, vajzën e këngëtarit.
Gjatë intervistës së saj të parë ekskluzive për “Prive By LS”, Eronita e ka përshkruar Tarën si një fëmijë të veçantë dhe ka treguar se ajo zë një vend shumë të rëndësishëm në jetën e tyre.
Ajo ka folur edhe për afërsinë mes tyre, duke e përshkruar Tarën si një fëmijë dhe si një motër të vogël. Sipas rrëfimit të Eronitës, ato kalojnë shpesh shumë kohë së bashku.
Intervista ka sjellë edhe detaje nga jeta familjare e Bleros, ndërsa raporti i Eronitës me Tarën është një nga pjesët kryesore të rrëfimit të saj.