Foto: Ardian Hasani firmos me FC Prishtina: sulmuesi 22-vjeçar zyrtarizohet

Ardian Hasani firmos me FC Prishtina: sulmuesi 22-vjeçar zyrtarizohet

FC Prishtina ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit 22-vjeçar Ardian Hasani.

Hasani vjen nga Trepça ’89, ku në edicionin e kaluar u dallua si futbollisti më efikas i skuadrës.

Pas nënshkrimit të kontratës, Hasani u shpreh i lumtur dhe dha një deklaratë për faqen zyrtare të klubit: “Do ta jap maksimumin tim në çdo stërvitje dhe në çdo ndeshje për ta ndihmuar ekipin në arritjen e objektivave të këtij sezoni”, deklaroi ai.

Me afrimin e Ardian Hasanit, FC Prishtina vazhdon përforcimin e skuadrës në prag të sezonit të ri, me synimin për të qenë sa më konkurruese në garat vendore.