Ferdonije Qerkezi: Na kanë humbur shpresat për të pagjeturit
Ferdonije Qerkezi ka kritikuar Qeverinë për mungesën e rezultateve konkrete në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Ajo ka thënë se për këtë çështje i kanë humbur shpresat.
Në një prononcim, Qerkezi deklaroi se ndër vite ka marrë premtime nga përfaqësues institucionalë se do të angazhohen për gjetjen e të pagjeturve. Sipas saj, këto premtime nuk janë shoqëruar me veprime konkrete.
“Na kanë humbur shpresat krejt”, ka thënë Qerkezi, duke shprehur zhgënjimin për mungesën e përparimit në këtë çështje, pavarësisht premtimeve që, sipas saj, i janë dhënë ndër vite.