Foto ilustruese: BMW nis prodhimin masiv të i3 elektrik në Mynih; proceset e reja ulën kostot rreth 10%

Fjalia e chatbotit mbetet në komunikatën e Presidencës

Një fjali e përdorur zakonisht nga chatbotët e inteligjencës artificiale ka mbetur në fund të një komunikate të Presidencës së Republikës së Kosovës, duke nxjerrë në pah përdorimin e kësaj teknologjie gjatë hartimit të njoftimit zyrtar.

Komunikata lidhej me gradimin e tre kolonelëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në gradën Gjeneral Brigade dhe emërimin e tyre në detyra të reja. Sipas materialit të publikuar në uebfaqen e Presidencës, në fund të tekstit ishte lënë fjalia: “Nëse dëshiron, mund ta bëj edhe pak më institucional dhe më të rrjedhshëm, pa ndryshuar përmbajtjen”.

Fjalia është pjesë e formulimeve që chatbotët përdorin kur ofrojnë ndihmë për përpunimin e një teksti, por në këtë rast ajo ka mbetur brenda njoftimit të publikuar. Përdorimi i një chatbot-i për komunikatën lidhet me njoftimin për gradimin e tre gjeneralëve të rinj të FSK-së.