FSHF-ja do ta mbështesë tifozin e plagosur në protestë
Erjon Vishkulli, 28 vjeç, do të ketë mbështetjen e Federatës Shqiptare të Futbollit për trajtimin dhe rikuperimin e tij, pasi u plagos rëndë në sy gjatë protestës kundër kryeministrit Edi Rama në Shqipëri.
Vishkulli, pjesë e grupimit “Tifozët Kuqezi”, u godit nga plumbat e gomës të policisë gjatë protestës. Një ditë më parë, ai iu nënshtrua edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, shprehu solidaritet me të riun dhe familjen e tij, duke bërë të ditur se federata është e gatshme të ofrojë ndihmë konkrete për trajtimin dhe rikuperimin e tij, në koordinim me familjen.