Gërvalla kërkon hetim të plotë pas tragjedisë në Demiraj
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas tragjedisë në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku humbën jetën dy persona.
Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla ka shprehur shqetësimin për ngjarjen dhe ka theksuar se familja duhet të jetë vendi më i sigurt për secilin.
Ajo ka kërkuar që rrethanat e rastit të hetohen plotësisht dhe pa vonesa, me qëllim që të zbardhet e vërteta dhe të ndërmerren veprimet e nevojshme ligjore.